Xharra Towers
Shporta
Xharra Towers
Aty ku modernja takon rehatinë.
Më Shumë

Kush Jemi Ne?

Kompleksi banesor “Xharra Towers” gjendet në Prizren, në rrugën “Tirana”. Ky kompleks përbëhet nga 3 blloqe banimi, blloku A, B dhe C, me të njëjtin etazhitet, 2B+S+P+11+PH. Objekti ka dy kate bodrum me funksion për parkim dhe depo, përdhesa me funksion për afarizëm ndërsa katet e tjera për banim.

Duke marrë parasysh vendodhjen strategjike të kompleksit janë paraparë hapësira komerciale në përdhesë dhe suterën për biznese të profileve të ndryshme. Këto hapësira komerciale dhe pozita të përshtatshme në një zonë atraktive lehtësojnë dhe plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e banorëve duke sjellë të gjitha shërbimet që i nevojiten secilës familje.

Përparësitë e Objektit

Lokacioni i përshtatshëm për të gjitha moshat, qoftë për lëvizjet e shpeshta dhe dinamikën e qytetit por edhe për shëtitjet e qeta në park dhe zonën përreth kompleksit “Xharra Towers”.

Kompleksi “Xharra Towers” do të ketë ngrohje qendrore me pompe termike qendrore. Me këtë rast do të largohen kaldajat elektrike brenda banesave dhe do të furnizohen përmes gypave qendror, njëherit duke eliminuar servisimin e kaldajave dhe duke paguar më pak për ngrohje në raport me sistemin klasik.

Në raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në objekt, do të aktivizohen gjeneratorët që do të mundësojnë funksionimin e ashensorëve 24h, qarkullimin e ujit me anë të hidroforit, si dhe ndriçimin e korridoreve gjatë gjithë natës.

Në objekt do të ndërtohet një rezervuar i ujit, që në raste të ndërprerjes së ujit nga Hidroregjioni Jugor, nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Objekti është nën vëzhgimin e kamerave gjatë 24 orëve përmes sistemeve të fundit të sigurisë.

Materialet e përdorura në objekt janë të cilësisë më të lartë të cilat do ti sfidojnë standardet e vendosura të ndërtimit.

Secili bllok përmban dy lloje të ashensorëve cilësorë të teknologjisë së fundit.

Planimetri

Kompleksi “Xharra Towers” sjellë banesa të tipologjive të ndryshme, duke filluar nga ato më të voglat e deri tek ato më luksozet. Të gjitha janë funksionalizuara sipas çdo standardi e me organizim të hapësirës në mënyrë të detajuar në secilin kënd duke krijuar kështu një ambient të rehatshëm e të ngrohtë për jetë.

Kompleksi ka gjithsej 264 banesa kualitative që vijnë në këto tipologji: Banesa 1+1 dhomëshe, Banesa 2+1 dhomëshe, Banesa 3+1 dhomëshe dhe Banesa DUPLEKS me dy kate brenda një njësie banesore.

Brenda Xharra Towers

Hapësira të ndriçuara me dritë natyrale, dizajn modern dhe funksionalitet i menduar deri në detaj krijojnë një ambient unik për jetesë. Materialet cilësore, organizimi i mençur i dhomave dhe përfshirja e elementeve bashkëkohore i japin banesave një atmosferë të ngrohtë dhe elegante.

Këtu, rehatia e përditshme takon standardin më të lartë të ndërtimit – duke e bërë çdo apartament në Xharra Towers një vend të përsosur për të jetuar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.