Xharra Towers
Shporta
Kush jemi ne?
Xharra Towers është një kompleks modern banesor që ndodhet në Prizren, konkretisht në lagjen “Tirana” (prapa Interex-it), në rrugën “Tirana” të qytetit.

Ky projekt synon të ofrojë një standard të ri të jetesës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ndërtimit, sigurisë, dizajnit bashkëkohor, dhe organizimit hapësinor.

Një nga veçoritë kryesore të Xharra Towers është siguria dhe cilësia e lartë e ndërtimit, të garantuara nga përdorimi i materialeve të standardeve europiane dhe monitorimi i vazhdueshëm teknik gjatë procesit të ndërtimit. Projekti ofron gjithashtu mundësi të lehtësuara financiare për blerësit, nëpërmjet partneriteteve me institucione bankare.